Lojtari i Kosovës ndahet me klubin

Lojtari i Përfaqësueses së Kosovës, Faton Toski, nga vera nuk do të jetë më pjesë e klubit FSV Frankfurt. Të dy palët kanë arritur marrëveshjen për divorc, pas përfundimit të këtij sezoni.

“Çdo fillim ka edhe një fund. Kjo është bërë me marrëveshje të dyanshme”, ka thënë ai për ‘kicker.de’, transmeton GazetaOlle.com.

Toski ishte pjesë e Kosovës edhe në dy ndeshjet e fundit, me Eintracht Frankfurtin dhe Werder Bremenin. “Ishte një përvojë shumë positive. Kishim shumë lojtarë të rinj”, tha ai. (Gazeta Olle)