Lojtari i Kombëtares, tifoz ultras i saj (FOTO)

Amir Rrahmani është futobllistë i Partizanit të Tiranës, ndërsa është pjesë e pandashme e Shqipërisë U-21. Ai të enjtën kishte zhvilluar një ndeshje me Shqipërinë U-21 në Vaduz, ku kombëtarja e shpresave kishte shënuar fitore 2:0, kundër Lihteshtajnit.

Por me tu kthyer në Tiranë të nesërmën djaloshi prishtinas morri rrugën drejt Elbasanit, për të përkrahur Kombëtaren A. Rrahmani ka debtutuar me Kombëtaren A, në një ndeshje miqësore ku Shqipëria luajti kundër San Marionos, por në ndeshjet e fundit nuk është ftuar, transmton Gazetaolle.com.

“Është ndjenjë shumë e mirë që të shohësh fitoret e Kombetarës nga shkallët e stadiumit. Unë së bashku me disa shokë isha në ndeshja dhe u ndjeva mirë. Unë vazhdojë të punojë shumë që të jem pjesë e Kombëtares A, dhe shpresoj që më punë do ta fitojë një vend”, pohoi Rrahmani, në konferncën për shtyp të organizuar nga klubi i tij për ndeshjen e radhës në kampionat.

Dashuria për ngjyrat kuqezi është shumë e madhe dhe këtë e dëshmojë edhe Amir Rrahmani që së bashku me bashkëlojtarin e tij dhe ish lojtarin e Shqipërisë U-21, Arbnor Fejzullahun bënë tifo për Kombëtaren deri në minutat e fundit në ‘Elbasan Arena’.

 

amir rrahmani

 

rrahmani 22