Lojtari i Flamurtarit testohet në Gjermani

Mbrojtësi i talentuar i Flamurtarit, Muhamet Gashi, ndodhet në Gjermani.

20-vjeçari nuk ka shkuar për turizëm në Evropë, por për t’u testuar në një skuadër të këtij shteti. Është trajneri i Flamurtarit, Jusuf Tortoshi, ai që e konfirmon lajmin për Gazetën ‘Olle’.

“Gashi ka shkuar për prova në Gjermani, nuk e di se në cilën skuadër, e as nuk e di se a i ka kaluar provat. Ai është larguar nga klubi dhe do të na mungojë shumë”, ka thënë Jusuf Tortoshi.

Ndryshe, Gashi është pjesë edhe e PërfaqësuesesKosovës U19 që drejtohet nga Ramiz Krasniqi.