Lojtarët u ndikuan nga atmosfera e krijuar nga ‘Plisat’

Kapiteni i Kozhuvit, Miladin Pekoviq, pas ndeshjes tha se bashkëlojtarët e tij ranë në ndikim të atmosferës që krijuan tifozët vendas ‘Plisat’. “Prishtina e dëshiroi më shumë fitoren dhe ne dështuam në të gjitha aspektet për shkak se nuk zbatuam asnjë prej detyrave që na i dha trajneri para lojës. Atmosfera ishte e përkryer, duke na bërë që të biem në të plotësisht. Ajo edhe pati ndikim të madh për shkak se Prishtinës i dha vetëbesim”, deklaroi kapiteni i Kozhuv.

pekoviq