Lojtarët që debutuan me gola me skuadrat e reja në Superligë

Superliga e Kosova ka startuar në fundjavën që e lamë pas, ku nuk munguan risitë, ku një prej tyre është sistemi VAR.

Nga pesë ndeshje, vetëm Drita arriti të shënojë fitore, ku mposhti në shtëpinë e saj Feronikelin me rezultat 2-1.

Prishtina ka barazuar si mysafir me Malishevën (1-1), ndërsa edhe Llapi nuk mori më shumë se një barazim në shtëpi me Ulpianën (1-1).

Gjilani që shihet si favorit barazoi si mysafir me Drenicën (1-1), ndërsa Ballkani u ndal në shtëpi nga Dukagjini (2-2), shkruan Telegrafi.

Në të pesë ndeshjet kishte gola, gjë që e bëri të bukur xhiron e parë, ndërsa kishte edhe lojtarë që debutuan me gola me skuadra e tyre.

Shkëlqimi i Ardit Tahirit

Sulmuesi i ri i Dritës, Ardit Tahiri, ka debutuar me fanellën bardhëekaltër, duke shënuar dy herë ndaj Feronikelit.

Ai u fut në lojë në pjesën e dytë, kur rezultat ishte 2-1, duke shënuar dy herë.

“Është vështirë me sqaruar këtë debutim, për mua është një ndjenjë e jashtëzakonshme, s’kam fjalë”.

“Është një skuadër mjaft e mirë, besuam që do ta rikthejmë rezultatin dhe kjo u arrit”, ka thënë Ardit Tahiri pas ndeshjes.

Januzi, Firmino, Mustafa dhe Hyseni

Njëri ndër transferimet më bombastike të këtij afati kalimtar ishte kalimi i Ahmed Januzit nga Llapi te Dukagjini.

Sulmuesi në ndeshjen e parë zyrtare me fanellën e skuadrës së re arriti të shënojë, duke i dhënë një pikë Dukagjinit, edhe pse pastaj ai u ndëshkua me karton të kuq.

Në ndeshjen Llapi – Ulpiana, të dy golat u shënuan nga dy lojtarë që debutuan në Superligën me skuadra e tyre.

Argjend Mustafa ishte ai që shënoi për Ulpianën, ndërsa Firmino gjeti golin e parë me Llapin në Superligë.

Edhe Hasan Hyseni ka patur një debutim fantastik me fanellën e Malishevës, duke shënuar një gol shumë të bukur.

“U angazhuam maksimalisht që t’i bëjmë ballë kampiones në fuqi. U paraqitem jashtëzakonisht mirë, por fati nuk e deshi. Është shume e dhimbshme të pësosh në sekondat e fundit të ndeshjes”.

“Jam shume i lumtur që kam shënuar golin e parë për Malishevën në ndeshjen debutuese në Superligë, këtë gol ia dedikoj  gjithë qytetarëve të Malishevës”, deklaroi lojtari pas ndeshjes.

Me 13 gola në 5 ndeshje, Superliga e Kosovës ka nisur në mënyrën më të mirë, duke bërë që tifozët të presin më padurim javën e dytë.

 

Andi Zeqiri shënon golin e parë me fanellën e Brightonit

Legia e Varshavës e transferon talentin shqiptar Jurgen Çelhaka