Lojtarët më vlerën më të lartë në treg të ftuar nga Sylvinho për Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ka nisur grumbullimin për Euro 2024, pasi të hënën përzgjedhësi Syvlinho publikoi listën me 27 lojtarë.

Kuqezinjtë fillimisht i kanë dy miqësore në Hungari, më 3 dhe 7 qershor, ku luajnë miqësore kundër Lihtenshtajnit dhe Azerbajxhanit, ku pastaj lista nga 27 veta do të shkurtohet në 26, me vetëm një lojtarë që do të largohet.

Në Euro 2024, kuqezinjtë e nisin kundër Italisë në “Signal Iduna Park” të Dortmundit më 15 qershor, ndërsa pjesë e grupit B janë edhe Kroacia dhe Spanja.

 

 

Por cilët janë lojtarët që vlejnë më shumë në treg të zgjedhur nga Sylvinho për të përfaqësuar Shqipërinë në Euro 2024.

Sipas faqes së specilizuar, Transfermarkt, vetëm katër lojrarë kanë vlerë, 10 milionë euro e sipër te Shqipëria.

Me shifrën e 10 milionë eurove vlerësohet qendërmbrojtësi i Atalantas, Berat Gjimshiti, që do të jetë kapiten i kuqezinjëve të Kampionatin Evropian.

Një rritje të vlerës të ndjeshme në vitin e fundit e ka pasur edhe ylli i ri i Besiktas, Ernest Muçi, i cili tashmë vlerësohet me 13 milionë euro.

I dyti në listë me vlerën më të lartë është kampioni i Italisë me Interin, mesfushori Kristjan Asllani që vlerësohet 16 milionë euro.

Lojtari më i shtrenjtë në listë është padyshim sulmuesi Armando Broja, që aktualisht vlerësohet 22 milioë euro.

Sulmuesi në kontratë me Chelsean pritet të jetë lojtari kryesor i Shqipërisë në këtë Euro 2024, pasi Sylvinho beson shumë në të edhe pse ai vjen nga një sezon jo shumë i mirë, ku huazimi i tij te Fulham nuk shkoi sipas parashikimeve.

Lojtarë që kanë vlerë të lartë në treg janë edhe Marash Kumbulla me 7.5 milionë euro, Nedim Bajrami me 6 milionë euro dhe Rey Manaj me 5 milionë euro. /Telegrafi/

Stadiumi i Gjilanit tanimë ka një kompani fituese për renovimin e tij

Kosova pëson humbje minimale nga Kroacia