Lojtarët e Prishtinës injorojnë keq Hajvalinë

Ndeshja kryesore e javës së 22-të pritet të jetë ajo në kryeqytet në mes të Prishtinës dhe Hajvalisë. Mbrojtësi Viktor Kuka nuk harron ta përmend pozitën në të cilën gjenden rivalët, ndërsa Mentor Zhdrella nuk e quan fare derbi.

“Është derbi i madh dhe ka me qenë lojë e fortë dhe gjithqysh i hyjmë për ta fituar, e Prishtina dihet se si motivohet në derbi dhe çfarë angazhimi jep. Po, duhet të quajmë derbi, sepse janë të Hajvalisë, kanë marrë shumë lojtar, janë në vend të pestë”, ka deklaruar me shumë atmosferë, Viktor Kuka për faqen e klubit.

“Hajvalia ka një ekip të mirë, por unë nuk e quaj derbi – nuk kanë arritur për sa vjet një herë të mposhtin Prishtinën dhe s’mund t’i them derbi. Kanë lojtar cilësor, por ne sigurisht se do ta fitojmë lojën”, ka thënë Mentor Zhdrella.

Ndeshja zhvillohet të shtunën më 11 prill në stadiumin e qytetit dhe nis nga ora 14.00.