Kosova ka zbuluar sot listën zyrtare të Franco Fodas për ndeshjet e muajit tetor.
Grumbullimi i parë është kompletuar, por stafi teknik i Fodas ka menduar dhe për një skuadër të dytë e cila do ishte në dispozicion në rast të ndonjë dëmtimi apo dhe kartoni të kuq nga ndeshja e parë, shkruan Gazeta OLLE.
Në listën e pritjes janë disa emra mjaftë të njohur për futbollin kosovar, duke filluar nga Arbër Zeneli i cili dikur ishte pjesë kyçe e formacionit të parë së bashku me Celinën.
Dy ish-yjet e Superigës, Muhamet Hyseni dhe Muharrem Jashari gjithashtu janë pjesë e pritjes.
Lista përfundimtare: