Lojtarë, bëni kujdes nga ky gjyqtar

Një tjetër gjyqtar po del në skenë dhe po shquhet për kartonët e verdhë. Është ky Bajram Gashi, që në bazë të mesatares së ndeshjeve të referuara, ia ka kaluar edhe Besfort Kosumit.

Gashi, në 9 ndeshje të referuara, ka shpërndarë 63 kartonë të verdhë, ose 7.01 kartonë për ndeshje.

Në përgjithësi, i pari për kartonë të verdhë është Besfort Kosumi me 79 të tillë, por ai ka 15 ndeshje të referuara, gjë që mesatarja për ndeshje i bie të jetë 5.2 për ndeshje.

I treti për nga kartonët e verdhë është Genc Nuza, me 61 në 11 ndeshje.

Sa i përket kartonëve të kuq, Besforti është i pari me shtatë të tillë i ndjekur nga Kreshnik Vula me 5 sosh.

Kosumi prin edhe me penalti të akorduara, gjithsej 10. (Gazeta Olle).

 

 

referiFoto: Bajram Gashi, i dyti nga e majta