‘Lojë jo, interesant po’

 

Xhiroja e 18-të në elitën e futbollit kosovar, kaloi pa shumë befasi. Pretendentët për titullin e kampionit fituan.

Ish-futbollisti kosovar, Arsim Plepolli e vlerëson këtë kampionat si shumë interesant, por ai vlerëson se po mungon loja e bukur. “Nëse e marrim parasysh kampionatin, ai po del të jetë shumë interesant sepse dallimi i pikëve është shumë i vogël. Për titull do të jetë interesant deri në fund të kampionatit ku Feronikeli, Prishtina, Besa, Hajvalia dhe Trepça ’89 do ta kërkojnë vendin e parë. Edhe për mbijetesë do të jetë ‘nxehtë’, po ashtu janë pesë ekipe në garë të cilat do ta japin atomin e fundit prandaj mund ta quajmë një kampionat ndër më interesantët në vitet e fundit”, ka thënë Arsim Plepolli i cili tashmë po merret me zejen e trajnerit.

Ai shpresoj se do të ngritët niveli i lojës. “Shpresoj se në xhirot në vijim do të kemi lojë më atraktive për publikun dhe aksione të mira, me lojë të shpejt që sadopak t’i gëzojmë ata që vijnë në stadiume”, potencoi Arsim Plepolli.

prep