Locatelli arrin për teste mjekësore, së shpejti zyrtarizohet te Juventusi

Locatelli mund të konsiderohet tashmë lojtar i Juventusit. Juve e ka marrë atë nga Sassuolo në formë huazimi për dy vite, me obligim të blerjes në vitin 2023 për 35 milionë euro.

Manuel Locatelli ka arritur në mëngjesin e së mërkurën në klinikën e Juventusit për të kryer testet mjekësore para kompletimit të transferimit te ‘Zonja e Vjetër’.

Më pas, ai do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me Juven, deri më 2026.

Locatelli është pritur nga dhjetëra tifozë para klinikës së Juventusit.

Fabrizio Romano raporton se Juve e ka marrë lojtarin në formë huazimi për dy vite, deri më 2023 me obligim të blerjes për 35 milionë euro

Ish trajneri i Feornikelit, Vukicevic, nënshkruan me klubin shqiptar

Përforcimi i fundit i Prishtinës ka arritur në kryeqytet, ai ishte i pranishëm në stadiumin në ndeshjen e Superkupës