Llumnica: Prishtina pas titullit, mund ta humbas edhe Kupën

Prishtina me barazimin e djeshëm tashmë pothuajse i ka humbur shpresat për titull të kampionit këtë edicion.

Kurse, analisti dhe njohësi i futbollit kosovar, Ardian Llumnica tha se Prishtina mund ta humbet edhe Kupën, dhe të mbes pa trofe këtë vit, përcjell Gazeta OLLE.

“Prishtina e ka ekipin më të mirë ndoshta ndër vitet e fundit. Disa futbollistë si Makenda, ka arudh koha të futën në një konkurrencë të re, në mënyrë që të reflektojnë”.

“Prishtina me këtë barazim ndaj Dritës e ka humbur titullin e ndoshta e humb edhe Kupën, por pas pandemisë dhe ardhja e Armend Dallkut, Prishtina duket ndryshe, ka lojë të mirë një fizionomi dhe di çka dëshiron”.

“Është një Prishtinë jo e thjeshtë dhe me 2-3 freskime mund të arrijë objektivin që nuk e ka tash e sa vjet.Presioni po rritet dhe kjo po e bën më të vështirë”, tha Llumnica n ‘Sport Show’.