Llumnica i kundërpërgjigjet Bytyçit: Një “drejtor” që s’di të shkruaj!

Drejtori sportiv i Ballkanit, Avni Bytyçi, ka dërguar dje një letër të hapur në adresë të Gazetës Olle, duke kritikuar analistin Ardian Llumnica për deklaratën e tij rreth klanit Ballkani-Llapi-Trepça ’89.

Deklaratat e Llumnicës, Bytyçi i ka quajtur dashakeqëse dhe destabilizuese për futbollin elitar.

Drejtori sportiv i Ballkanit, Avni Bytyçi, “godet” hapur Ardian Llumnicën pas deklaratës për klane!

Sigurisht, nuk ka vonuar shumë dhe Llumnica është përgjigjur përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

Atë mund ta lexoni të plotë më poshtë:

“Euu “Drejtor” euu, e paske pikat .

“Drejtor”, ndonëse në edukatën time nuk eshte te merrem me individë, por me fenomenin, kësaj radhe po dal nga vetja me lejen tënde.

Pasi që nuk njihemi personalisht jam kurreshtar ta di se a jeni drejtor sportiv, ekzekutiv apo vetëm sa për sy e faqe!.

“ZOTI Drejtor”, unë ia dua të mirën secilit klub sikurse Ballkanit andaj shpresoj te jeni sa per sy e faqe e te mos keni qasje në shkrimet zyrtare të klubit.

“Drejtor” bre. Të shkruarit përveç drejtshkrimit, i ka edhe disa renditje themelore të cilat mësohen në klasën e dytë në gjysmëvjetorë të parë, e t’i e paske bërë “drith e miell” o “drejtor”, bre s’di çka të koftë.

M’i paske përmend edhe syzet e që dorën në zemër nuk kam dioptri të madhe. “Drejtor” me syze ndjehem mirë sepse mbi to nuk kam probleme siç ka dikush.

Po e dishe se edhe për cilin ekip bëj “tifo”, paske aluduar në sheher të madh meqenëse jam nga këtu edhe nuk është kusur pasi edhe ti je nga Suhareka. Ky klubi i madh drejtor më ka ofruar angazhim pikerisht për kritikat reale qe i bējë ndaj tij.

“O drejtor” edhe redaksitë se paske problem me i mësu kë ta ftojë e kë jo, eja në vend te Tikut në Klan Kosova, le të del ku të del.
Ama “drejtor” është sfidë për ty sepse duhet të shkruash letra zyrtare .

Nejse drejtor, t’i e ke mirë e unë keq, po e lëmë tuajën.

“Drejtor” nje detaj po ta tregoj, ky Llumnica (qorri, me syza si fund i tegllës) siç ju paske referu, a e dine pse ja thotë troq e komodë per secilen temë, sepse s’ka asnjë afer dhe nuk shantazhohet.

“Drejtor” kerkojë ndjesë qe me shumë s’muj me të këshillu në gjëra profesionale, sepse ne gjera te tilla keshillojë njerëz kredibil e bartes te institucioneve tona, madje në sofrën e parë”. /Gazeta Olle/

Euu "Drejtor" euu, e paske pikat ."Drejtor", ndonëse në edukatën time nuk eshte te merrem me individë, por me…

Gepostet von Ardian Llumnica am Montag, 6. Juli 2020