FC Prishtina dhe KF KEK-u, sot zhvilluan miqësore në fushën e 2 Korrikut në Arbëri të Prishtinës.
Dy skuadrat shfrytëzuan pauzën e Kombëtares duke u përballur në një testuese për të parë formën e futbollistëve, sidomos bardhekaltrit duke iu dhënë mundësi edhe futbolistëve me më pak minutazhë në këmbët e tyre.
FC Prishtina fitoi duelin 2-1, edhepse skuadra “elektriciste” udhëhoqi e para në pjesën e dytë (64′).
Prishtinasit së pari barazuan me të riun e U21, Sinan Kadiri pas këndores së harkuar nga Rigon Llugiqi (70′), ndërsa Rigon Llugiqi ishte protagonist dhe realizues edhe i golit të dytë pas asistimit të Albin Krasniqit (86′).