Lloris: Suksesi i Marokut nuk është rastësi, tregojmë forcën tonë në momentet vendimtare

Pasi eliminuan Anglinë në çerekfinale të Botërorit ‘Katar 2022’, Franca në gjysmëfinale do të ketë punë me Marokun.

Kjo sfidë zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Al Bayt Stadium”, shkruan Gazeta Olle.

Maroku ka shkaktuar befasinë e madhe në këtë Kampionat Botëror duke arritur kaq larg dhe portieri francez, Hugo Lloris e vlerëson lartë duke theksuar se ka respekt për kundërshtarin.

“Ne kemi respekt dhe vlerësim për rrugëtimin e Marokut, në këtë kompeticion nuk mund të jetë rastësi një skuadër që mposht Belgjikën dhe eliminon Spanjën dhe Portugalinë. Ne po përgatitemi me qetësi, madje edhe për klimën që na pret në stadium.

Duhet të ruajmë klimën pozitive në skuadër dhe duhet të vijojmë me të treguarit forcën tonë në momentet më vendimtare të ndeshjes. Deschamps na frymëzon, ka shumë eksperiencë dhe kemi një marrëdhënie të afërt me të, i besojmë shumë”, u shpreh Lloris.

/Gazeta Olle/

Federata e Marokut shpërndan falas numër të madh të biletave për tifozët në ndeshjen ndaj Francës

Neuer përjetoi makthin gjatë skijimit, rindërtohet skena e aksidentit të frikshëm