Lloris ka një mesazh për Kane pasi humbi penalltinë ndaj Francës në çerekfinale të Botërorit

Harry Kane dështoi të bëhej hero i Anglisë në Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’. 

Sulmuesi anglez shënoi herën e parë nga penalltia, por dështoi në të dytën dhe kombëtarja e tij u mposht në fund 2-1 nga Franca në çerekfinale, shkruan Gazeta Olle.

Atij episodi, tashmë i është rikthyer portieri i Francës, Hugo Lloris i cili aktivizohet së bashku me Kane tek Tottenham.

Gardiani veteran shprehet se Kane do ta vuajë atë penallti të humbur dhe do t’i duhet kohë që të rikuperojë, megjithatë shton se të gjithë gabojnë nga pika e bardhë.

“Mendoj se Kane i duhet pak pushim, është një moment i vështirë për atë dhe Anglinë. Por, mendoj se ai mund të jetë krenar për atë çfarë i ka dhuruar kombëtares në Kupën e Botës. Në historinë e futbollit janë të shumtë lojtarët që humbasin penallti, kujtoj këtu Messin, Ronaldon dhe Mbappe. Nuk dyshoj se Kane do ta ngrej kokën dhe do të shkëlqej për Tottenhamin dhe kombëtaren”, u shpreh Lloris.

/Gazeta Olle/

Gjysmëfinalja Argjentinë – Kroaci, publikohen formacionet zyrtare

Presidenti i Federatës tregon nëse futbollistët e Arabisë morën vetura Rolls Royce pas fitores historike ndaj Argjentinës