Llorente bën gjest fantastik, e dërgoi të dashurën në stadium për tu ulur në gjunjë dhe për t’i propozuar për martesë

Patricia Noarbe pati rastin të përjetojë një nga befasitë më të mëdha në jetën e saj.

Marcos Llorente është fejuar në një mënyrë që tifozë të panumërt të Atletico Madridit mund ta ëndërronin, shkruan Marca.

Spanjolli i propozoi partneres të tij Patricia Noarbe në mes të fushës në stasiumin “Wanda Metropolitano”.

Llorente e ftoi të dashurën e tij në stadium, ku dyshja së bashku shikuan një video të vitit të kaluar të lojtarit në Atletico, përpara se një përfaqësues i klubit të sugjeronte që ata të shikonin një video “për gjërat që kanë vërtet rëndësi”.

Pastaj, imazhet e përvojave të përbashkëta të çiftit u shfaqën në ekran dhe Llorente u ul në një gju për t’i propozuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Paddy – Charlotte (@paddy.8)

Noarbe, për fat të mirë, tha “po” dhe nuk ishte në gjendje të mbante lotët e saj ndërsa çifti përqafoheshin.

Për të përfunduar befasinë, familja dhe miqtë e saj dolën të gjithë në fushë për të përqafuar çiftin e sapo fejuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Marcos Llorente (@marcosllorente)

Momenti i rinovimeve te Ulpiana, nëntë futbollistë vazhdojnë bashkëpunimin me skuadrën lipjanase

Përfaqësuesja e Kosovës U20 shënon fitore ndaj Maqedonisë së Veriut