Llapi zyrtarizon afrimin e sulmuesit azer Araz Abdullayev

Llapi ka vazhduar me përforcime, ku së fundmi ka transferuar sulmuesin azer Araz Abdullayev.

31-vjeçari ka një karrierë të gjatë, pasi ka luajtur për skuadrat më të mira në vendin e tij si Neftchi Baku e Qarabag, derisa ka bërë karrierë edhe në Turqi me fanellën e Boluspor.

Anësori ka qenë pjesë edhe e Kombëtares së Azerbejxhanit ku ka zhvilluar 44 ndeshje.

Postimi i plotë nga Llapi:

Sulmuesi anësor, Araz Abdullayev, i lindur më 18.04.1992 në Baku, ish-reprezentues i Kombëtares së Azerbejxhanit ka nënshkruar me Llapin.

31-vjeçari ka djersitur fanellën e Kombëtares së Azerbejxhanit në 44 ndeshje.

Klubet për të cilat është paraqitur Araz janë klube të njohura për publikun dhe futbolldashësit tanë.
Neftchi Baku – 168 ndeshje, 29 gola e 2 asistime
Qarabağ FK – 50 ndeshje, 4 gola e 2 asistime
Anorthosis Famagusta – 29 ndeshje, 3 gola e 3 asistime
Boluspor – 26 ndeshje, 2 gola e 4 asistim

Mëngjesin e sotëm, sulmuesi më i ri i klubit tonë ka kaluar me sukses ekzaminimet mjekësore dhe pas prezantimit të tij me fanellën e klubit tonë i është bashkuar ekipit në stërvitje.

Mirëpresim transferimin e Araz në klubin tonë duke shpresuar që përvoja dhe kualiteti i tij do t’i ndihmoj edhe më tepër fazës ofanzive në ndeshjet në vijim. /Gazeta Olle/

Në Spanjë e bëjnë fakt të kryer, Mbappe do t’i bashkohet Realit

Zyrtare: Milani transferon Marco Pellegrinon