Llapi zhvillon sot ndeshjen e radhës miqësore

Skuadrat kosovare po vazhdojnë të përgatiten para fillimit të edicionit të ri 2022/23.

KF Llapi zhvillon sot ndeshjen e radhës miqësore, ndaj skuadrës së Flamurtarit që garon në Ligën e Parë të Kosovës, shkruan Gazeta Olle.

Ndeshja kotrolluese zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti”, me fillim nga ora 18:00.

Ndeshjen mund ta shikoni LIVE në ‘Facebook’ tek faqja TV Llapi. 

Skuadra e Batatinës së fundmi shënoi fitore në miqësoren ndaj A&N, me rezultat 2-0. /Gazeta Olle/

 

 

Kombëtarja U18 në Slloveni për ndeshje përgatitore

Koret pro Putinit, presidenti i Fenerbahces: Falje ukrainasve? Harrojeni! Të na kërkojnë ata neve