Llapi zhvendoset në Antalya, nesër luan ndaj skuadrës turke

Paraditën e sotme skuadra e Llapit ka udhëtuar drejt Antalyas për të zhvilluar fazën e dytë dhe finale të përgaditjeve për edicionin pranveror ku edhe është akomoduar në hotelin “Melas Hotel Lara Antalya”.

Pasdite skuadra ka zhvilluar stërvitje për rreth 1 orë e 30 minuta në fushën me bari natyral të kompleksit “Fanatic Lara”.

Llapjanët nesër zhvillojnë testin e parë kontrollues ndaj skuadrës nga Liga e Parë e futbollit turk, Tuzlaspor.

Ndeshja do zhvillohet në fushën “Sueno Delux” me fillim në ora 14:00 (koha lokale në Turqi, kurse 12:00 koha në Kosovë). /Gazeta Olle/