Llapi vazhdon përgatitjet maksimale për të sjellur titullin e parë në Zahir Pajaziti

Skuadra e Llapit është duke luftuar që për herë të parë në historinë e klubit të shpallet kampion në elitën e futbollit kosovar.

Pushimin e kombëtareve, skuadra llapjane po e shfrytëzon maksimalisht për të u përgatitur në Superligë, shkruan Gazeta OLLE.

Tahir Batatina nuk i ka pasur disa nga lojtarët në stërvitje, pasi që kanë qenë të grumbulluar me dardanët.

Elmir Gashjani me Kosovën u-19, dhe Ilir Avdyli së bashku me Ilir Krasniqin janë grumbulluar me Përfaqësuesën A në ndeshjet e muajit mars.

Legjendat po stërviten në fshatin Dumosh, për të qenë sa më të përgatitur në fazën finale të kampionatit, ku kanë mbetur dhe 30-të pikë deri në fundin e edicionit 2023/24.

Shqipëria dështon ndaj Kilit, humb me rezultat të thellë

Prishtina e cila synon Kupën e Kosovës, nuk po i ndal përgatitjet intensive