Llapi uron Ballkanin për titullin kampion, Trepçën 89 dhe Ferizajin për inkuadrimin në Superligën e Kosovës

FC Llapi me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka uruar Ballkanin për trofeun e Superligës së Kosovës.

Bardhekaltërit kanë uruar Trepçën 89 dhe Ferizajin për inkuadrimin në elitën e futobllit kosovar.

Llapjanët nesër do të zhvillojnë ndeshjen e tyre të mbetur për javën e 33-të në Superligën e Kosovës, ku do të ballafaqohen me Drenicën në Bajram Aliu.

Pas barazimit në derbin e qytetit në mes të Gjilanit dhe Llapit, pozita e dytë tani duket shumë afër për skuadrën e Tahir Batatinës.

Bekim Isufi tregon klasin e tij, uron klubin e Ballkanit për fitimin e titullit kampion

Drita skuadra e radhës e cila i uron Ballkanit titullin kampion