Llapi – Ulpiana, mund të regjistrohet 3:0?

Llapi ka bërë ankesë në Federatën e Futbollit të Kosovës, për ndeshjen me Ulpianën të luajtur në fundjavë në Podujevë, në kuadër të javës 20 të Ligës së Parë.

Takimi ishte mbyllur 0:0, kurse Llapi ka bërë ankesën për të marrë tri pikë, pasi konsideron se njëri nga lojtarët e Ulpianës ka luajtur me tre karton të verdhë.

Komisari i Garave i FFK-së, momentalisht po e shqyrton ankesën e Llapit.

Ndeshja mund të regjistrohet 3:0 për Llapin. (Gazeta Olle)