Llapi të bindur se me ndihmën e tifozëve, do të kualifikohen

Llapi nuk e ka filluar aspak mirë rrugëtimin në Ligën e Konferencës, duke humbur me rezultat 2-0 në Podgoricë.

Reagimet e tifozëve dhe thirrjet nacionaliste nga malazezët, deri tek sulmi i bankës së Llapit, kanë bërë që bardhekaltërit të fillojnë mobilizimin e madh për ndeshjen kthyese.

Deri më tani, Llapi ka njoftuar se një numër i konsiderueshëm i biletave, do të jetë falas, falë bizneseve të cilat po ndihmojnë llapjanët për të mbushur stadiumin Fadil Vokrri, shkruan Gazeta OLLE.

Kryesia e Llapi bashkë me tifozët Legjendat, kanë bërë thirrje për të gjitha tifozeritë që të bashkohen në stadium, dhe të ketë një atmosferë fantastike me 14 korrik.

/Gazeta OLLE/

Kapitenia e Kosovës premton maksimumin

FSHF hap regjistrimet në kursin e trajnerëve të licencës UEFA B që nis në shtator