Llapi synon të kthehet te fitoret, Fushë Kosova për befasi – formacionet zyrtare

Llapi dhe Fushë Kosova kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

‘Legjendat’ janë nikoqir të ‘Pampurave’ në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin Zahir Pajaziti në Podujevë nga ora 13:00.

Ekipi i Tahir Batatinës vjen në këtë ndeshje pas një humbje dhe një barazimi, kështu që synon t’i kthehet fitores për të mbajtur hapin me kreun e tabelës.

Në anën tjetër, ekipi i Burim Shalës gjithashtu ka formë të njëjtë, por do të ishte i kënaqur edhe me një barazim nga ky udhëtim i vështirë.

Batatina ka vendosur t’i bëjë disa ndryshime, ndërsa Shala starton me më të mirët e mundshëm.

LlapiAvdyli; Vokrri, Jashari, Bekteshi, Bytyqi; Ahmeti, Musolli, Ramadani; Cobian, Hyseni, Veliu; 

Fushë KosovaRugji; Kutllovci, Ajdini, Krasniqi, Ivkic, Rapuca, Thaqi, Demri, Islami, Adewole, Statovci;  /Gazeta Olle/

Albi Mall Superliga vazhdon sot, në program janë dy ndeshje për tu zhvilluar

Liria dhe Dukagjini kërkojnë vetëm tre pikët, formacionet zyrtare