Llapi sonte debuton në garat ndërkombëtare, luan në Conference League ndaj Shkupit

KF Llapi sonte (e enjte) do të debutojë në garat ndërkombëtare, konkretisht në Conference League.

Skuadra fituese e Kupës së Kosovës do të takohet me skuadrën shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Shkupin.

Kjo do të jetë ndeshja e parë e raundit të parë kualifikues në Conference League.

Ndeshja zhvillohet nga ora 20:00 në “Todor Proeski” të Shkupit.

Kujtojmë se ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 15 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /GazetaOlle/

Drita zhvillon sonte ndeshjen e parë në Conference League ndaj Deçiçit

Finalja e madhe e Euro 2020, Itali – Angli zhvillohet me 11 korrik në Wembley