Pas largimit të mbrojtëseve Armin Mujkiç dhe Senad Husiç, tashmë skuadra e Llapit është e angazhuar për të forcuar repartin defansiv.
Gazeta Sheshi merr vesh që drejtuesit e klubit llapjan tashmë veçse e kanë gjetur akordin me mbrojtësin Leotrim Kadriu dhe zyrtarizimi është çështje ditësh.
Kadriu mund të luajë në rolin e mbrojtësit të qendrës dhe atë të krahut të majtë, dy pozitave ku llapjanët kanë nevojë imediate për tu përforcuar.
Mbrojtësi 25 vjeçar më parë ishte pjesë e klubeve si KF Hysit, KF 2 Korrikut dhe FC Vushtrria.
Kadriu është përforcimi i tretë i llapjanëve pas Egzon Krasniqit dhe Atdhe Grajqevcit.