Llapi renovon zhveshtoret, ato marrin pamje të bukur

Te Llapi vazhdojnë punimet, pavarësisht mbylljes së stinorit vjeshtor të edicionit 2019/20.

Llapjanët kanë renovuar zhveshtoret në stadiumin “Zahir Pajaziti”, përcjellë Gazeta Olle.

Ato kanë marrë pamje tjetër dhe futbollistët tani do të kenë kushte më të mira.

Faqja zyrtare e Llapit ka lëshuar një njoftim për shtyp.

“Kur jemi në mbyllje të vitit 2019 po u japim pamjet moderne dhe evropiane të hapësirave të objektit të ri të stadiumit “Zahir Pajaziti”.

Kështu duken zhveshtoret e reja me kushte fenomenale për futbollistët vendas dhe mysafir.

Me investimin e donatorëve të klubit, vëllezërve Batatina (kryetarit Beqir, nënkryetarit Amrush, drejtorit ekzekutiv Bejtush dhe kryetrajnerit Tahir) klubi çdo ditë e më shumë po merr kahjen e një klubi shumë të organizuar, teksa po mundësohen kushte të favorshme pune për trajnerët, stafin e futbollistët e skuadrës”, njofton Llapi. /Gazeta Olle/