Llapi reagon fuqishëm: Ja si u dëmtuam edhe sot

Llapi ka bërë një reagim të fuqishëm kundër gjyqtarëve dhe kryetarit të tyre, Përparim Hasani, pas ndeshjes kundër Dritës, e cila u mbyll baras 1:1.

Më poshtë e keni reagimin e klubit llapjan, postuar në faqen zyrtare në Facebook.

“Fenomeni negativ i referimi në ndeshjet ku luan FCLlapi po vazhdojnë dhe ashtu ndodhi edhe sot dhe është duke ndikuar direkt në luften për titull dhe përgjegjesia bie mbi Kryetarin e referëve Perparim Hasani.

Pas dëmtimeve të njepasnjeshme në ndeshjet kundër Kf Gjilani, Kf Hajvalia, Kf Ferronikeli gjyqtarët edhe sot ishin kundër Kf Llapi.

Për ndeshjet Kf Gjilani, Kf Hajvalia , Kf Ferronikeli meposhte gjeni Videot me fakte ku ne jemi demtuar dhe qe matematikisht i bie FC Llapi me ndeshjen e sotme është demtuar 9 pikë.

Inserti i ndeshjes së sotme tregon se Referi anësor F.Abrashi ( apo shefi i tij) në minutën e 65 – 66 referoi pozitë jashtëloje e paqenë, futbollisti I dritës me nr 5 Erdin Hashani gjindet 3 metra para futbollistit tonë me nr 11 Mërgim Boshnjaku që ishte në pozitë të rregullt dhe gjatë aksionit ku del ball për ballë me portierin i cili shkakton ndërhyrje të ashpër ndaj futbollisti tonë Mërgim Boshnjaku me nr 11, portieri si lojtarë I fundit është dashtë që të ndeshkohet me kartonin e kuq sipas rregullave të referimit.

Kf Llapi sot ka kërkuar edhe një takim me Bordin Drejtues dhe me kohë do te njoftoheni për qendrimet që do t’i marrin në vazhdim”.

12495053_10154033402717243_7041958322759349513_n