Vazhdon lufta e madhe për titull, Drita dhe Prishtina nuk gabojnë në udhëtim

Java e 28-të në Superligën e Kosovës, u përmbyll sot me dy ndeshje tejet interesante.

Në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj, Prishtina arriti fitore të madhe ndaj Drenicës me rezultat minimal 0-1.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Leotrim Kryeziu, shkruan Gazeta Olle.

Në anën tjetër, në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, Llapi u mposht nga kampioni aktual, Drita, me rezultat 2-4.

Golat për llapjanët i shënuan Januzi dhe Sadriu, ndërsa te Drita realizuan Alidemaj, Prisley dhe Xh.Shabani dy herë.

Dirta ‘izolon’ pozitën e parë me 61 pikë, por as Prishtina nuk është larg me 57 në pozitën e tretë.

Llapi pas kësaj humbje mbetet në pozitën e shtatë me 33, një vend më lart se Drenica e cila ka 30.


LIVE Drenica – Prishtina 0:1

-Përfundon ndeshja.

73′ GOOOL! Prishtina zhbllokon rezultatin me anë të Leotrin Kryeziut dhe kalon në epërsi ndaj Drenicës.

57′ Zëvendësim te Drenica: Shkëlzen Lushtaku inkuadrohet në vend të Erlis Frashërit.

55′ Leonit Abazi (Pri) gjuan me të majtën brenda zonës, por pret ‘gardiani’ Arion Ymeri.

50′ Zëvendësim te Drenica: Ermal Veliqi dhe Egzon Fazliu inkuadrohen në vend të Donaldo Rapors dhe Baton Zabërgjës.

46′ Fillon pjesa e dytë.

-Mbyllet pjesa e parë.

4′ Lilaj (Pri) tenton por pa sukses.

-Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare: 

Drenica: Ymeri, Bejta, Gjoni, Dumani, Frashëri, Ramadani, Jashari, Dervishaj, Tahiri, Rapo, Zabërgja

Prishtina: Nika, B.Krasniqi, Devolli, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Lilaj, Zyba, E.Krasniqi, Kryeziu, Shillova


LIVE Llapi – Drita 2:4

-Përfundon ndeshja.

78′ GOOOOL!  Prisley shënon pas një gabimi në mbrojtje të Llapit. 

69′ GOOOL! Xhevdet Shabani godet bukur me të djathtën e tij për ta kaluar Dritën në epërsi.

62′ Astrit Fazliu (Dri) gjuan me kokë, por godet vetëm rrjetën e jashtme.

60′ Zëvendësime te Drita: Esosa Irogue Pritsley dhe Kastriot Rexha inkuadrohen në vend të Bujar Shabanit dhe Festim Alidemës.

55′ Enhar Cakolli (Dri) ndëshkohet me karton të verdhë!

52′ Ergyn Ahmeti (Dri) gjendet i vetmuar me ‘gardianin’ Giacomo Nava, por gjuan jashtë portës.

46′ Fillon pjesa e dytë.

-Mbyllet pjesa e parë.

45′ Vucaj gjuan drejt portës por në duart e portierit Nava.

32′ GOOOL! Edon Sadriu shënon për ta barazuar rezultatin në 2-2.

30′ GOOOL! Festim Alidema kalon Dritën në epërsi pas një goditje të bukur.

26′ Fazliu i Dritës shpërdoron dy raste të mira brenda pak sekondave.

25′ Alidema gjuan por goditja ishte shumë direkte.

20′ Arbnor Ramadani (Llap) ndëshkohet me karton të verdhë!

16′ Bujar Shabani (Dri) ndëshkohet me karton të verdhë!

11′ Alidema godet bukur por pret portieri i Llapit.

10′ Henry Onoka (Dri) ndëshkohet me karton të verdhë!

4′ GOOOL! Xhevdet Shabani barazon menjëherë rezultatin në 1-1 pas një asistimi të bukur nga Limani.

2′ GOOOL! Januzi ndëshkon Dritën pas një gabimi nga portieri. 

-Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Nava, Idrizi, Monin, Prençi, Preposhi, Krasniqi, Shabani, Ar.Ramadani, Selmani, Sadriu, Januzi

Drita: Maloku, Blakqori, Arago, Limani, Henry, Vucaj, B.Shabani, Ahmeti, Alidema, Xh.Shabani, Fazliu