Llapi ka arritur marrëveshje me trajnerin Fidaim Haxhiu i cili është emëruar ndihmës trajner i parë i Shefit të shtabit teknik, Tahir Batatina, shkruan Gazeta Olle.
Haxhiu ka qenë më parë pjesë e klubit të Trepçës.
Njoftimi i plotë nga KF Llapi:
MIRËSEVJEN FIDAIM HAXHIU
Trajneri i mirënjohur, Fidaim Haxhiu i bashkohet stafit teknik të skuadrës
Shtabi teknik i skuadrës sonë është përforcuar me një emër të mirënjohur në futbollin tonë duke arritur marrëveshje me trajnerin Fidaim Haxhiu i cili është emëruar ndihmës trajner i parë i Shefit të shtabit teknik, Tahir Batatina.
Trajneri Fidaim Haxhiu ka qenë pjesë e klubit të Trepçës dhe i njëjti nga opinioni futbolldashës njihet si një njeri mjaft punëtor dhe i përkushtuar për punën me futbollistët.
/Gazeta Olle/