Ilir Blakçori është rikthyer në Podujevë pas katër viteve të kaluara te Drita.
Mbrojtësi i majtë u largua nga gjilanasit pas katër viteve me plot suksese dhe karrierën do ta vazhdoj në klubin e vendlindjes, Llapin.
Faqja zyrtare e Llapit e ka prezantuar afrimin e Blakçorit me një video interesante.
Megjithatë nuk është cekur kohëzgjatja e kontratës së Blaçorit me klubin e udhëhequr nga Tahir Batatina.
Për Blakçorin është rikthim në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’, pasi edhe më parë ka qenë pjesë e Llapit.