Llapi po vazhdon të përgatitet maksimalisht për ndeshjet ndërkombëtare

Skuadra e Llapit po vazhdon të përgatitet për ndeshjet ndërkombëtare në Conference League. 

Ekipi i Batatinës sot vijoi me ditën e dhjetë të përgatitjeve, shkruan Gazeta Olle.

Me ekipin sot e ka zhvilluar seancën e dytë stërvitore edhe mbrojtësi i majtë, Augusto, kurse pas angazhimit me Kosovën U21, janë rikthyer në përgatitje edhe Veliu e Krasniqi.

Njoftimi i plotë nga KF Llapi: 

Ekipi vijon me ditën e 10 të përgatitjeve për ndeshjet ndërkombëtare. Grupi i futbollistëve dita-ditës po vijon të kompletohet. Me ekipin sot e ka zhvilluar seancën e dytë stërvitore edhe mbrojtësi i majtë, Augusto, kurse pas angazhimit me Kosovën U21, janë rikthyer në përgatitje edhe Veliu e Krasniqi. Ekipi do zhvilloj edhe nesër seancë stërvitore në fushën sintetike në Dumosh, kurse të dielën pritet të pushoj dhe të hënën në mëngjes të zhvendoset për në Strugë për të vijuar me përgatitje intensive nga dy herë në ditë.

#vazhdojmë
#përparallapi
#krenariaeqytetit
#metebashkuarsekurre

/Gazeta Olle/ 

Malisheva merr vendim për të ardhmen e Arsim Thaqit

Zymer Bytyqi i paqartë për të ardhmen: Ka interes të madh, por unë respektoj kontratën me Konyan