Llapi po e pëlqen këngën e Ermalit, Lumit e Ledrit – tavolina’

‘Luftë’ deklaratash në Ligën e Parë të Kosovës në futboll. Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ditë më parë deklaroi se homologu i tij te Gjilani, Musa Selimi, duhet të mendojë më shumë për futboll dhe t’i lejë ‘llafet’.

Llapi së fundmi fitoi në tavolinë ndeshjen me Ulpianën me rezultat 3:0.

E, Selimi po thotë se Llapi kohëve të fundit po e dëgjon me të madhe këngën e Ermal Fejzullahut, Lumit e Ledri Vulës – tovolina. “Llapi përpos që e ka një fushë me lloç, po luan edhe në tavolina. Ndoshta Batatina e Llapi e ka dëgjuar shumë këngën e Ermal Fejzullahut, Lumit e Ledri Vulës – tovolina. Vërtet po luajnë mbi tavolina.

Mendoj se Llapi ka lojtarë të mirë, por nuk arrihet suksesi me çdo kusht”, ka thënë Musa Selimi në një prononcim për Gazetaolle.com.

Kur kanë kaluar 20 xhiro në Ligën e Parë, Llapi ndodhet në vendin e parë me 47 pikë, aq sa ka edhe Gjilani në pozitën e dytë.