Llapi përfundon stërvitjen e fundit, para ndeshjes me Gjilanin në Zahir Pajaziti

Të shtunën fillon java e 24-të në ALBI Mall Superligën e Kosovës, me Llapin të cilët janë nikoqir të Gjilanit.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina, ka përfunduar stërvitjen e fundit para takimit me “Skifterët”, në një ndeshje që pritet të jetë mjaftë interesante, shkruan Gazeta OLLE.

Llapi kërkon të rikthehet te fitorja në Zahir Pajaziti, pasi që në ndeshjen e fundit nuk pati fitues në përballjen ndaj Prishtinës, ndërsa vije pas fitores minimale në Drenas ndaj Feronikelit ’74.

Për Gjilanin janë jetike pikët ndaj Llapit, duke parë zonën që aktualisht ndodhet klubi kuqebardhë, me siguri të drejtuarit e Gentian Mezanit do luftojnë deri në fund për të marrur pikët maksimale në këtë takim.

Ndeshja në mes të Llapit dhe Gjilanit fillon të shtunën (nesër) nga ora 13:00.

Programi “Sport në Shkolla” nuk po ndalet, sot u vizitua shkolla Fazli Grajçevci në Mitrovicë

Nga refuzimi i klubeve ruse, deri te zgjedhja e Kosovës dhe transferimi në Gjermani – e gjithë situata e Drilon Hazrollajt