Llapi përfundon miqësoren e fundit në Antalya

Fituesit e Kupës së Kosovës kanë zhvilluar miqësoren e fundit në Antalya të Turiqsë, llapjanët u mposhtën me rezultat 2-1 ndaj skuadrës bullgare CSKA 1948 Sofia.

CSKA e cila bën pjesë në Superligën e Bullgarisë ka mposhtur fituesit e Kupës së Kosovës në ndeshjen e fundit miqësore në fazën përgatitore në Turqi.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë, në pjesën e dytë serinë e golave e hapi Festim Alidema në minutën e 75-të pas një asistimi të bukur nga Kastriot Selmani.

Tre minuta para se takimi të mbyllej skuadra bullgare arriti të rikthente rezultatin në favorin e tyre, shifrat u barazuan në minutën e 87-të pas golit të shënuar nga 22 vjeçari Mario Topuzov.

Për epilogun final u përkujdes Angel Bastunov në minutën e 89-të duke realizuar golin e fitores për CSKA Sofian.

Llapi pas kësaj ndeshje do të mari rrugën për në Kosovë, ku të hënën do të jetë mysafir i skuadrës së Ferizajit në Kupën e Kosovës.

/Gazeta OLLE/

Granit Rugova largohet nga FBK, gati për sfidën e radhës e cila është politika

Kristjan Asllani merr lajmin e madh, tani bëhuni gati ta shihni javë për javë në Serie A