Llapi përfundon fazën përgatitore në Antalya, sonte rikthehet në Kosovë

Ekspedita e Llapit ka përfunduar fazën disa ditore të përgatitjeve në Antalia të Turqisë.

Llapi ka zhvilluar mëngjesin e sotëm (e enjte) seancën e fundit stërvitore në qytetin bregdetar turk, ndërkohë sonte do të rikthehen në Kosovë.

Ekipi “bardhekaltër” ka qëndruar në Antalia 10 ditë duke zhvilluar edhe disa ndeshje miqësore me skuadra të ndryshme, përfshirë edhe finalen Superkupën e Kosovës kundër Ballkanit të cilën e humbën (1:0).

Llapi njofton se brenda skuadrës ka mbretëruar një atmosferë fantastike nga dita e parë e deri në ditën e fundit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Bardhekaltrit përfundojnë përgatitjet në Antalya

Skuadra e Llapit, mëngjesin e sotëm e ka shfrytëzuar për stërvitjen e fundit në Antalya të Turqisë, me ç’rast ka përfunduar kampin përgatitor prej 10 ditësh.

Futbollistët gjatë këtyre 10 ditëve kanë punuar me përpikëri sipas detyrave të shtabit teknik dhe kanë treguar angazhim e diciplinë maksimale dhe profesionalizëm si në stërvitje ashtu edhe në ndeshje.

Brenda kampit bardhekaltër ka mbretëruar një atmosferë fantastike nga dita e parë e deri në ditën e fundit dhe kjo tregon se futbollistët që ishin nga sezoni i kaluar dhe ardhjet e reja janë lidhur edhe më shumë me njëri-tjetrin.

Skuadra sot ka zhvilluar seancën stërvitore në kompleksin e fushave “Asteria” dhe në fund të stërvitjes, shtabi teknik ka organizuar një ndeshje ndërmjet tri-ekipeve dhe në fund fitues ka dal ekipi i udhëhequr nga Gerhard Progni.

Ekspedita e KF Llapi pas përfundimit të përgatitjeve, sonte në mbrëmje do niset drejt Kosovës/Gazeta Olle/

Shkëndija e merr në huazim Ennur Totren nga Vorskla

Komisioni i MKRS-së e cilëson si kryetar të paligjshëm Agim Ademin