Llapi përforcohet në shtabin teknik

Klubi Futbollistik “Llapi” njofton marrëveshjen e arritur me trajnerin kondicional, Arsim Tërshani, i cili nga sot edhe zyrtarisht është pjesë e klubit llapjan dhe do jetë ndihmesë e madhe e shtabit teknik për vazhdimësinë e kampionatit.

Arsim Tërshani, 35 vjeç, i lindur më 13.02.1987, ka të kryera studimet postdiplomike – Master në Universitetin “Hasan Prishtina” në Prishtinë, në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit, bën të ditur faqja zyrtare e Llapit.

Tërshani është trajner i çertifikuar me licencën UEFA C si dhe licencën e FSHF – UEFA si Përgatitës Atletik.

Trajneri Arsim Tërshani në klubin e Llapit vie pas një eksperience tek FC Malisheva, ndërsa rolin e tij të trajnerit kondicional më parë e ka ushtruar edhe në skuadrat si: FC Ferizaj, KF Flamurtari, FC Ballkani dhe KF Arbëria.

Ardhjen e Tërshanit në shtabin teknik të skuadrës e ka mirëpritur kryetrajneri Tahir Batatina, i cili pas arritjes së marrëveshjes, e ka bërë prezantimin e tij.

Milani vazhdon të mendojë për Armando Brojën

Dardanët mbajtën stërvitjen e fundit në Kosovë para udhëtimit në Belfast