Llapi pas fitores së madhe në kryeqytet: E merituam më herët, megjithatë fitoren e rezervuam për minutat shtesë

Llapi ka arritur fitore të madhe në xhiron e nëntë të Superligës.

Skuadra e Batatinës shënoi fitore ndaj Prishtinës me rezultat 2-1 në kryeqytet, shkruan Gazeta Olle.

Golat për llapjanët u realizuan në minutat shtesë, duke e përmbysur rezultatin.

Pas ndeshjes, klubi përmes llogarisë zyrtare ka njoftuar se e meritonin fitoren më herët, por e rezervuan në minutat shtesë.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

E merituam më herët megjithatë FITOREN e rezervuam për minutat shtesë për më shumë emocione 🤩💙✅ ⏱ FT’ | Prishtina – Llapi 1:2 ⏱ 90+3′ Kastriot Selmani ⚽️ ⏱ 90+5′ Valmir Veliu ⚽️ Fitoren e sotme në derbi ia dedikojmë kapitenit të skuadrës, Bujar Idrizi i cili sot u bë baba për herë të parë si dhe engjullit të vogël, Dilara Idrizit i dëshirojmë mirëseardhje në këtë botë! Urime Kapiten! Urime Legjenda! Urime Podujevë Vazhdojmë me këmbë në tokë.

/Gazeta Olle/

Isufi pas barazimit me Gjilanin: Skuadra kundërshtare ishte në nivel të duhur dhe normalisht duhet të pranojmë këtë rezultat

Elhami Shabani i argjendtë, Herolind Nishevci i bronztë në Kampionatin Ballkanik