Llapi është kthyer dal ngadalë në serinë pozitive në Superligë, derisa në pesë ndeshjet e fundit ka fituar katër ndeshje dhe humbur një.
Ekipi nga Podujeva në fundjavën që lamë pas shënoi një fitore 2:0 në udhëtim ndaj Feronikelit, derisa ky triumf ka ngritur ekipin në vendin e gjashtë me 15 pikë.
Të besuarit e Tahir Batatinës në ndeshjen e radhës do të luajnë ndaj Malishevës në stadiumin “Liman Gegaj”, teksa në njoftimin e fundit kanë shkruar se kërkojnë fitore për të vazhduar këtë ecuri pozitive.
Llapi është ekipi i dyti më i mirë si mysafir pas Dritës që kanë grumbulluar më së shumti pikë, teksa llapjanët do të kenë kujdes pasi Malisheva është skuadra që ia ka shkaktuar humbjen me të lartë këtë sezon në “Fadil Vokrri” 0:3.
NJOFTIMI I PLOTË:
Serinë e rezultateve pozitive në ndeshjet si mysafir, skuadra e Llapit synon t’i vazhdoj edhe ditën e shtunë në përballje me Malishevën, duel i javës së 13 që do zhvillohet në stadiumin ‘Liman Gegaj’.
• Skuadra e Llapit është skuadra e dytë pas Dritës me formën më të mirë në ndeshjet si mysafir me gjithsej 10 pikë të grumbulluara nga 15 në total;
• 4 fitore në total prej tyre 3 si mysafir (Prishtina 1:2, Ulpiana 0:6, Feronikeli 0:2) e rendisin Llapin prapë në vendin e dytë sa i përket ekipeve me më së shumti fitore si mysafir;
• Skuadra e Malishevës i ka dhënë humbjen më të thellë Llapit në këtë edicion, 0:3 në “Fadil Vokrri”
• Skuadra e Llapit ka serinë prej 4 fitoreve në 5 ndeshjet e fundit, kurse skuadra e Malishevës prej 4 humbjeve rresht në 5 ndeshjet e fundit.