Llapi nuk njofton për rezultatin pasi humbi ndaj skuadrës ruse

Për fitoret njoftimet bëhen menjëher, por kur rezultati i ndeshjes është humbja atëher çdo gjë dallon.

Llapi është mposhtur sot në Antalya nga skuadra ruse e Tom Tomsk, raporton Gazeta Olle.

Rezultati përfundimtar i duelit ishte 2-0 në favor të rusëve.

Skuadra e Llapit nuk ka postuar akoma asgjë rreth këtij dueli, ndonëse takimi ka mbaruar disa orë më parë.

Kjo ishte miqësorja e tretë e Llapit në Antalya, testi i radhës i tyre do jetë ndaj bullgarëve të Arda Kardzhalit pas dy ditëve.

Tom Tomsku bënë gara në Ligën e Parë ruse (divizioni i dytë), teksa pas fazës vjeshtore mbanë vendin e parafundit në tabelë me 17 pikë në 26 takime të luajtura. /GazetaOlle/