Llapi nesër prezanton dy ardhje të reja, Gazeta Olle mëson emrat e tyre

Skuadra e Llapit pritet që gjatë ditës së nesërme të bëjë prezantimin  e dy futbollistëve të ri.

Tashmë lajmi është konfirmuar për gazetën edhe nga trajneri i kësaj skuadre, Tahir Batatina.

“Nesër do t’i shihni dy ardhje të reja te Llapi, ndërsa në total përforcimet në skuadrën tonë do të jenë 6”, tha Batatina për Gazeta Olle.

E emrat e futbollistëve që pritet të prezantohen nesër janë Atdhe Grajqevci dhe Jasmin Raboshta.

I pari, edicionin e fundit luajti te Drenica ndërsa pak ditë më parë konfirmoi largimin nga kjo skuadër.

Kurse, Raboshta bëri një edicion të mirë te Vushtrria, duke shënuar edhe disa gola vendimtar në këtë skuadër.

Gjithashtu, Llapit pritet të bëjë një goditje të madhe gjatë këtij afati kalimtar.

Trajneri i kësaj skuadre, Tahir Batatina i ka thënë Radio Dukagjinit se në klubin e tij do të prezantohet ditën e marte një super-portier që vjen nga arena ndërkombëtare.

Sipas Batatinës, portieri është i jashtëzakonshëm që nuk është parë më herët në futbollin kosovar.

E gazeta mëson se portieri pritet të jetë nga Italia./Gazeta Olle

Tahir Batatina