Llapi nënshkruan me portierin nga Afrika e Jugut, i kaloi me sukses provat tek Batatina

Steven Hoffman ka nënshkruar kontratë sezonale me Llapin, raporton Gazeta Olle.

Hoffman është nga Afrika e Jugut, i lindur më 31.01.1994, i gjatë 1.96 m. Ka qenë pjesë e Reprezentacionit të Afrikës së Jugut për grupmoshën U23. Karrierë ka bërë edhe tek skuadrat e njohura të vendit të tij të lindjes: Bidvest Wits FC, Vasco Da Gama si dhe Cape Umoya United FC.

Steven Hoffman ka zgjedhur numrin 36 në fanellë dhe është i gatshëm të paraqitet që nga ndeshja e nesërme ndaj Besës!

Futbollisti ishte në prova tani e një muaj, por duket se Batatina ka vendosur ta mbajë pasi ka mbetur i kënaqur me cilësitë e tij./GazetaOlle/

✍️ Steven Hoffman pjesë e familjes bardh e kaltër në vazhdim të edicionit 2020/21Portieri 26 vjeçar me eksperiencë ka…

Gepostet von K.F. Llapi am Montag, 19. Oktober 2020