Llapi nënshkruan me mbrojtësin qipriot

Llapi ka vazhduar me përforcime në afatin kalimtar të janarit.

Fituesi aktual i Kupës sê Kosovës ka nënshkruar me mbrojtësin qipriot Martinos Christofi.

Mbrojtësi qipriot vjen nga skuadra finlandeze, FC Lahti, kurse më parë është paraqitur edhe për Ermis Aradippou, Doxa Katokopias, Alki Larnaca e Alki Oroklini

Njoftimi i plotë nga FC Llapi:

29-vjeçari i lindur në Limassol të Qipros përforcon Llapin

KF Llapi njofton se ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin Martinos Christofi.

Christofi do forcoj edhe më shumë ekipin tonë dhe do rris konkurrencën në repartin defanziv.

Mbrojtësi qipriot vjen nga skuadra finlandeze, FC Lahti, kurse më parë është paraqitur edhe për Ermis Aradippou, Doxa Katokopias, Alki Larnaca e Alki Oroklini.

Christof është bashkuar me ekipin tonë në përgatitje në Antalya dhe prezantimi i tij është bërë sot nga Presidenti i klubit z. Beqir Batatina, i cili i ka dëshiruar mirëseardhje në mesin tonë. /Gazeta Olle/

Jventusi nuk pranon heqjen e 15 pikëve nga FIGC

Llapi – Ballkani, formacionet zyrtare të Superkupës së Kosovës