Llapi nënshkruan edhe me Blakqorin

Risitë tek Llapi nuk kanë të ndalur. Drejtuesit e klubit kanë arritur të nënshkruajnë kontratë me portierin e tyre, Armend Blakqori, të cilit i kishte skaduar kontrata.

‘Gardiani’ llapjan nuk kishte arritur marrëveshje ditë më parë për të vazhduar bashkëpunimin, por tani duket se gjithçka ka përfunduar me ‘happy end’.

Llapi këtë edicion garon në elitën e futbollit kosovar. (Gazeta Olle)