Llapi ndanë rrugët me mbrojtësin brazilian Fernandinho

Mbrojtësi i majtë brazilian, Fernandinho nuk është më pjesë e skuadrës llapjane KF Llapi.

Lajmin për ndarjen e palëve e ka dhënë skuadra bardhekaltër, duke falënderuar brazilianin për kontributin e dhënë dhe duke i uruar suksese në aventurat e reja në karrierën e tij.

29-vjeçari brazilian ka zhvilluar 34 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion për Llapin, ku ka realizuar dy gola dhe ka asistuar në tre të tjerë.

Njoftimi i plotë nga KF Llapi:

KF Llapi njofton opinionin se me marrëveshje të dyanshme ka vendosur të ndërpres bashkëpunimin me mbrojtësin e majtë, Fernando Augusto – Fernandinho.

Fernandinho u paraqit për klubin tonë në gjithsejt 34 paraqitje duke kontribuar me 2 gola dhe 3 asistime.

Fernandinhos i dëshirojmë shumë suksese në vazhdim të karrierës si dhe e falenderojmë për kontributin e dhënë për klubin tonë gjatë këtij edicioni. /Gazeta Olle/

E krahasojnë me Modric, “shqiponja” Adrion Pajaziti: Motivohem nga Broja, dua magjinë e Champions

Zyrtare: Mauricio Pochettino trajner i Chelseat