Llapi ndalet nga Fushë Kosova, spektakël në Prizren me katër gola, por Liria dhe Dukagjini ndajnë pikët

Sot (e enjte) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje në Albi Mall Superligën e Kosovës, të vlefshme për javën e 12-të.

Pas tri ndeshjeve të luajtura të mërkurën, radha është për dy takimet e sotme të cilat kompletojnë xhiron.

Në ndeshjen e parë, Llapi është nikoqir i Fushë Kosovës në takimin që do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Në ndeshjen tjetër, në “Përparim Thaqi” të Prizrenit, Liria është nikoqire e Dukagjinit.

Superliga LIVE:

Llapi – Fushë Kosova 1:1
15′ Statovci 0-1, 60′ Januzi 1-1, 80′ Hyseni humb penallti për Llapin,

Liria – Dukagjini 2:2
73′ Morina 0-1, 85′ Tjiueza 1-1, 90′ Stafa 2-1, 90+8′ Elezaj 2-2

/Gazeta Olle/

FIFA shkruan për lansimin e strategjisë për futbollin e femrave nga FFK-së

E rrallë dhe motivuese, rrëfimi emocionues i futbollistit që luan me një stentë në zemër (Video)