Llapi mposhtet në miqësore nga skuadra e Ligës së Parë

Llapi ka zhvilluar sot një ndeshje miqësore ndaj Ulpianës në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Skuadra e Batatinës është mposhtur nga ajo e Ligës së Parë me rezultat 3-1, shkruan Gazeta Olle.

Golat për Ulpianën u shënuan nga Aurel Limani (x2) dhe Liron Tasholli.

Ndërsa golin e vetëm për llapjanët e realizoi Diar Vokrri.

Llapi e shfrytëzoi këtë ndeshje testuese për t’i ofruar minutazhë edhe disa futbollistëve nga grupmosha e Juniorëve. /Gazeta Olle/ 

Mbylli sezonin para kohe, Broja: I vendosur të kthehem më i fortë

Ronaldo rikthehet nga Katari, po stërvitet në ambientet e klubit të Real Madridit