Llapi mposht me rezultat të pastër Vorskla Poltavan

Llapi ka shënuar fitore me rezultat të pastër 2-0 në miqësoren ndaj ekipit ukrainas Vorskla Potlava, ndeshje kjo e cila u zhvillua në Antalia, në kuadër të fazës përgatitore.

Për t’i dhënë fitoren Llapit në këtë sfidë, u përkujdesën dyshja e sulmit Muhamet Hyseni dhe Ahmed Januzi që realizuan secili nga një gol.

Ishte fillimisht Hyseni ai që hapi sfidën me golin e shënuar në minutën e 15-të, ku u asistua nga Ahmed Januzi.

Ndërkaq vetëm disa minuta më vonë, llapjanët dyfishuan epërsinë ku kësaj radhe Hyseni dhe Januzi ndërruan rolet.

Tani ishte Ahmed Januzi (20’) ai që shënoi për 2-0 pas asistimit të bukur nga Muhamet Hyseni.

Kjo njëherësh ishte miqësorja e parë e Llapit gjatë fazës përgatitore dhe fitorja e parë nga po aq ndeshje.

Të besuarit e Tahir Batatinës paraprakisht kishin pësuar tri humbje në duelet përballë Nasaf Qarshi, Kecskemeti TE dhe Szegedi.

Zyrtare: Selahi vazhdon me Rijekën

Zyrtare: Genc Hyseni prezantohet si drejtor sportiv te Ferizaj