Pas suksesit në elitën e futbollit kosovar, fituesit e Kupës së Kosovës do të jenë pjesë e Ligës së Konferencës për vitin e dytë me radhë.
Skuadra e Tahir Batatinës e cila vitin e kaluar u eliminua nga Shkupi, këtë vit do të rikthehet përsëri në skenën e futbollit evropian.
Për herë të dytë në histori. llapjanët do të luajnë ndeshje në garat ndërkombëtare.
Llapi raundin e parë do të takohet me skuadrën e Buducnost nga Mali i Zi.
/Gazeta OLLE/